Peja.de :: Kendi Informativ :: Kendi Informativ
 Printo Temën
Pranga 26-vjeçarit, kreu marrëdhënie homoseksuale me të mitur
Edonisi
#1 Printo Afishimin
Postuar më 13-04-2010 01:16
User Foto

Administratorë

Afishime: 126
Regjistruar më: 10.04.10

Pranga 26-vjeçarit, kreu marrëdhënie homoseksuale me të mitur.

BERAT- E.Hoxhallari ka dëshmuar para oficerëve të policisë gjyqësore se ka qenë i dehur dhe nuk i kujtohej asgjë

BERAT - Ka përfunduar në pranga pasi është akuzuar se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një të mitur vetëm 12-vjeçar. Burimet zyrtare të policisë së Beratit bëjnë të ditur se është arrestuar shtetasi E.Hoxhallari, 26 vjeç, banor i lagjes "Uznovë" të këtij qyteti. I riu është vënë në pranga pas denoncimit të të afërmve të një të mituri, për shkak se kishte kryer marrëdhënie homoseksuale me këtë të fundit.

Ngjarja

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës po në lagjen "Uznovë". 26-vjeçari ka ndaluar të miturin, të cilin e njihte dhe duke e tërhequr në një ambient jo shumë të dukshëm nga të tjerët, ka kryer marrëdhënie homoseksuale me të.

Pas ngjarjes ai është larguar, por pasi i mituri është paraqitur në banesën e tij, ka njoftuar edhe prindërit për ngjarjen dhe si rrjedhojë këta të fundit nuk kanë ngurruar për të bërë denoncimin përkatës.

Ndërkohë, 12-vjeçari i është nënshtruar kontrollit mjeko-ligjor. Burime nga policia bëjnë të ditur se pas depozimit të kallëzimit penal lidhur me ngjarjen, nga ana e bluve është bërë arrestimi i 26-vjeçarit Hoxhallari.

Dëshmia

Përpara oficerëve të policisë gjyqësore, 26-vjeçari as nuk e ka pohuar dhe as e ka mohuar ngjarjen. Gjithçka që ka mundur të deklarojë ka qenë fakti se mbrëmjen e së shtunës ai ka qenë në gjendje të dehur dhe se nuk i kujtohej asnjë veprim që mund të kishte kryer. Gjithsesi është marrë vendimi që ai të arrestohet dhe ndaj tij të ngrihet akuza e "marrëdhënieve homoseksuale me të mitur".

Në deklaratën për shtyp të policisë së Beratit bëhet e ditur se strukturat e saj kanë arrestuar në flagrancë ditën e diel rreth orës 14:00 shtetasin E.Hoxhallari, i datëlindjes 25.07.1984, banues në lagjen Uznovë Berat, i padënuar më parë.

Arrestimi i Hoxhallarit u bë për arsye se më datë 10.04.2010, rreth orës 20:00, në lagjen "Uznovë" Berat, ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur12-vjeçar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Marrëdhënie homoseksuale me të mitur" parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal
 
Lena_Therandase
#2 Printo Afishimin
Postuar më 31-05-2010 12:32
Anëtar

Afishime: 19
Regjistruar më: 31.05.10

Po te varej nga une .do e denoja me burgim te perjetshem.ncncncnc
Nese dikush te ka dashur ne ket bote..Dije se ajo isha une!...
 
ISTOGASJA
#3 Printo Afishimin
Postuar më 04-06-2010 20:05
User Foto

Anëtar

Afishime: 317
Regjistruar më: 12.05.10

Mashallah, edhe me këtë ja paskan fillu!
Kijameti s'vjen ndryshe! Sad
"Na i thashë, trazojë. Nuk trazohën kurrë. Njëri për në gushë, tjetri për në furrë!" - marrë nga Hanko Halla
 
Ylli
#4 Printo Afishimin
Postuar më 05-06-2010 13:40
User Foto

Anëtar

Afishime: 266
Regjistruar më: 20.03.10


..shume qudi se Hoxhallaret jan te sjellshem.
Ani ky paska gjet arsye te fort - I dehur.

 
http://www.youtube.com/BoyofPeja
ISTOGASJA
#5 Printo Afishimin
Postuar më 05-06-2010 15:26
User Foto

Anëtar

Afishime: 317
Regjistruar më: 12.05.10

Ndoshta ka vepruar në afekt, traditë e jona...kur të vlon gjaku, ndryshon për 180 shkallë!
"Na i thashë, trazojë. Nuk trazohën kurrë. Njëri për në gushë, tjetri për në furrë!" - marrë nga Hanko Halla
 
MeGi
#6 Printo Afishimin
Postuar më 05-06-2010 16:08
User Foto

Administratorë

Afishime: 343
Regjistruar më: 21.03.10

Çudi qysh po i kujtohet qe ka qen i Dehur!!!!
i26.tinypic.com/4s1fvd.jpg


 
www.PeJa.de
| *Shko në Forum tjetër* |:
Share
MeGi MeGi
- 343
ISTOGASJA ISTOGASJA
- 317
Mirjeta Mirjeta
- 296
Ylli Ylli
- 266
Pleo Pleo
- 188

Ramush Haradinaj Pejë Peje Peja Dukagjin AAK Ali Berisha Rugova Sofra Pejane Aleanca