Printo Temën
Feja kundër çështjes shqiptare?! Ja kush është Vuk Jeremiç
Edonisi
#1 Printo Afishimin
Postuar më 20-04-2010 13:36
User Foto

Administratorë

Afishime: 126
Regjistruar më: 10.04.10

Feja kundër çështjes shqiptare?! Ja kush është Vuk Jeremiç

Vuk Jeremiç vetëm 35 vjeç po luan skenarët e përkryera serbosllave me politikën e improvizimeve dhe mashtrimeve strategjike. Jeremiç një fizikant i diplomuar që i hyri botës së diplomacisë duke ndjekur studimet master në Harvard, është bërë një figurë e indoktrinuar dhe e përgaditur për të propaganduar interesat gjeostrategjike serbe.

Jeremiç një nip i myslimanëve po shfaqet një improvizues i skalitur i diplomacisë serbe nëpër vendet arabe. Ai është i biri i babait serb Mihajllo Jeremiç dhe nga nëna Sena Pozderac, vajza e Sadeta Pozderac, motrës së ish-funksionarit të lartë boshnjak në kuadër të ish-Jugosllavisë së Titos, Hamdija Pozderac. Jeremiç ka deklaruar në Tv Hayat para një viti se origjina e tij familjare është e lidhur edhe me botën boshnjako-myslimane. Ai deklarohet si serb ortodoks, mirëpo ka pranuar se përkushtohet edhe për pjesën tjetër të identitetit, ato boshnjako-myslimane.

Diplomacia antishqiptare me perçet arabe

Vuk Jeremiç duke shfrytëzuar myslimanizmin si kartë familjare, për shkak të nënës së tij myslimane, diplomacia e tij si Ministër i Jashtëm është aktivizuar tejmase për bllokimin dhe obstruksionet ndaj shtetit të Republikës së Kosovës. Beteja në rrafshin ndërkombëtarë për Kosovën, ka çuar Jeremiçin për të propaganduar gjithçka antishqiptare në shtetet e botës arabe. Në shumë shtete arabe, duke përfshirë Libinë, Egjiptin, Iranin dhe shtete tjera të në Azi dhe Afrikë, ai shfaqet përveç diplomatit si një mysliman i denjë. Fotografi dhe pamje të tij duken edhe për vizitat e tij në institucione të kultit, saqë ai edhe falet nëpër xhamitë myslimane, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e politikës serbe kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Kjo është strategjia e përkryer e Beogradit, që në këtë mënyrë po propagandon dhe po mban peng botën arabe, sa i përket shtimit të njohjeve të reja të Kosovës.

Ana myslimane e Jeremiçit

Vuk Jeremiç edhe pse nga emri dhe mbiemri duket se nuk ka asnjë lidhje me myslimanizmin, ai nga nëna e tij, Sena është një mysliman i pastër. Edhe pse emrin Vuk, ai është një nga stërnipët e Murat Pozderac në periudhën e sundimit turk, por edhe nip i Hamdija Pozderac, funksionarit famëlartë boshnjak në kuadër të ish-federatës jugosllave. Hamdija Pozderac ka qenë djali i Nuri Pozderac, një figurë protagoniste që u vra në vitin 1943 si një nga komandantët udhëheqës partizan në betejën e Sutjeskës. Ai la tetë fëmijë, katër djem dhe katër vajza. Dy djemtë e tij Hamdi Pozderac dhe Haki Pozderac, bëhen protagonistë kryesor dhe funksionarë të lartë në sistemin komunist në RSFJ. Sidomos Hamdi Pozderac në vitet e 80-ta arrin pozita të larta në kreun e shtetit jugosllav. Ai me politikën e tij fuqimisht angazhohej për afirmimin e myslimanëve dhe gjithnjë ka qenë në konflikt të heshtur me politikanët serb.

Duke qenë në këtë pozitë, në vitin 1980 ndaj tij ngritet një aferë korruptive me një ndërmarrje shtetërore “Agrokomerc”, ku u akuzua edhe vëllai i tij Haki Pozderac. Pas një periudhe Hamdija Pozderac largohet nga të gjitha funksionet shtetërore në vitin 1987 dhe pas një viti ai ka ndërruar jetë. Dyshimet e para që lindin për vdekjen e tij janë se ai ishte helmuar nga strukturat serbe në kuadër shërbimit sekret jugosllav në Beograd, sidomos nga bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviçit, i cili në atë periudhë konsiderohej si njeriu i fuqishëm me nacionalistes serb. Por në këtë periudhë Vuk Jeremiç ishte vetëm një fëmijë që ndiqte shkollën në Beograd dhe shoqërohej nga gjyshja Sadeta Pozderac, e cila ishte e martuar me diplomatin Sherif Buljubashiç. Sena Pozderac, nëna e Jeremiçit hyri në familjen e Jeremiçëve, mirëpo e cila mbante trashëgiminë e saj si myslimane.

Afërsia me Millosheviçët dhe Tadiçët

Vuk Jeremiç ishte një djalë i lazdruar dhe me gjitha kushtet që rritej në Beograd. Ai falë pozicioneve të larta të babait të tij Mihajllo Jeremiç si drejtor i kompanisë së famshme të naftës “Jugopetrol”, tanimë e njohur si “NIS”, ishte i lidhur drejtpërdrejt me qarqet e atëhershme të pushtetit serb, sidomos lidhjet e afërta me ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç, por edhe si anëtarë i Partisë Socialiste Serbe. Jeremiçët mbanin lidhje të mira edhe me presidentin aktual Boris Tadiç, i cili njihej që atëkohë edhe me Vuk Jeremiçin, sepse e kishte nxënës në gjimnazin e Beograd, ku Tadiç ishte profesor psikologjie. Duke qenë në pozita të tilla të pasurisë dhe lidhjeve të afërta politike, Vuk Jeremiç fillon shkollimin etij në Universitetin Queen Collegeu në Kembrixh për fizikën teorike, ndërsa më pas magjistrin për diplomaci në Universitetin e Harvardit.

Ai me të kthyer në Beograd, që në moshën 28 vjeçare bëhet këshilltari i parë më i ri shtetëror në Qeverinë e Serbisë dhe njëri i afërt me Tadiçin. Ai njëkohësisht shfrytëzon martesën me gazetaren televizive Natasha Lekiç, e cila gjithashtu është një promotore e politikës së tij në qarqet mediale. Zgjedhja e Jeremiçit për një diplomat serb nuk është e rastësishme, por ai del si një protagonistë i përkryer i politikave serbe, sidomos në planin ndërkombëtarë.(ina)
 
Edonisi
#2 Printo Afishimin
Postuar më 20-04-2010 13:37
User Foto

Administratorë

Afishime: 126
Regjistruar më: 10.04.10

-Vuk Jeremiç duhet pranuar është diplomat me plot kuptimin e fjales,dhe me të në krye politika Serbe ka shënuar progres,dhe në lidhje me Arabët është duke treguar se është politikan i klasit,se është duke u treguar oportunistë në çdo mundësi që ka.
-Për dallim nga Vuk Jeremiç ky Skenderi jonë e ka humbur rrugen në oborr dhe ka bërë shumë pak në çeshtjen e njohjeve nga të gjitha shtetet,e sidomos këtyre Arabe ku ky gjithë kohë është dashur të lobonte për këtë çeshtje dhe ky qëndron shumicen e kohes në Kosovë dhe ajo që është për ironi të fatit se njohjet i paralajmëron opozita dhe Behxhet Pacolli!
-Po çfarë dreqin bën ky Skender Hyseni atëherë shtrohet pyetja?!

-Eshtë e çuditshme e gjithë kjo situatë,pasi nuk përputhet me realitetin kur ne e dimë se në Serbi nuk ka më shumë se 4%musliman dhe në Kosovë sipas statistikave nga më të ndryshmet janë mbi 92%,por e pamjaftueshme siç duket!
-NUk ka dyshim se politika e jashtme ka dështuar tërësisht,por një pjesë të madhe të fajit e kanë strukturat e lidhjes demokratike të Kosoves,që i dhanë nmjë përgjegjësi kaq të madhe këtijë miopi që nuk shehë më largë se hunda!
Për fund ku je o Skënder Hyseni i cili nuk din se çka duhet të flitet tek arabët dhe se çka duan ata të ju folësh?! Ku jeni o delegacioni turistik?
 
Mirjeta
#3 Printo Afishimin
Postuar më 21-04-2010 02:45
User Foto

Administratorë

Afishime: 296
Regjistruar më: 28.03.10

Ndoshta sju vjen mire po smuj pa e then

Na fese i kushtojme rendesi vetem per festen e Bajramit dhe plote nje vite harrojme se ciles fe i perkasim

Kjo eshte krejte esenca se Politiken se lujme mire edhe ky Skenderi jone ja ka bo sikur Pashai ne Stambolle

Euuuu qka lashe ,por qka gjeta se ..edhe ky harron pse ka shku


i660.photobucket.com/albums/uu321/Kalludra/th_I-LOVE-YOU1.gif
 
ISTOGASJA
#4 Printo Afishimin
Postuar më 12-05-2010 09:16
User Foto

Anëtar

Afishime: 317
Regjistruar më: 12.05.10

Mirjeta shkruajti:
Ndoshta sju vjen mire po smuj pa e then

Na fese i kushtojme rendesi vetem per festen e Bajramit dhe plote nje vite harrojme se ciles fe i perkasim

Kjo eshte krejte esenca se Politiken se lujme mire edhe ky Skenderi jone ja ka bo sikur Pashai ne Stambolle

Euuuu qka lashe ,por qka gjeta se ..edhe ky harron pse ka shku



Mirë e ke Mirjeta, por ndoshta ky veprim është si pasojë se feja na është imponuar, e nuk e kemi zgjedhur vetë.
Kur Zoti i shtëpisë është i ligë, edhe anëtarët tjerë të familjes do jenë!
Ne s'kemi pasur asnjëherë përkrahje, madje edhe nëna Shqipëri na la vetë dikur, tash pak janë afruar, por dikur ne kemi qenë vetëm fqinjë...turp dhe turp, asgjë më tepër për ne!

Përderisa ne i kemi punët llugë, çdokush përzihet, se ne jemi vetë të ligë e të tjerët po dalin më të fortë.
Po jo, hajt se na jemi më të vjetrit në balkan, jemi ata që jemi racë e pastër, jemi bla bla bla, asgjë s'jemi, përderisa këto janë vetëm fjalë!!!
 
| *Shko në Forum tjetër* |:
Share
MeGi MeGi
- 343
ISTOGASJA ISTOGASJA
- 317
Mirjeta Mirjeta
- 296
Ylli Ylli
- 266
Pleo Pleo
- 188

Ramush Haradinaj Pejë Peje Peja Dukagjin AAK Ali Berisha Rugova Sofra Pejane Aleanca